Telegrafi

Audi A8 që i sfidon Mercedes S-Class dhe BMW 7, mund ta ketë këtë pamje të mahnitshme (Video)

Me modelin A8 të gjeneratës së re, Audi ka bërë të ditur se do t’i sfidojë veturat Mercedes C-Class dhe BMW 7 Series.

Pa dhënë detaje shtesë, prodhuesi gjerman pretendon se do t’i mposhtë veturat që prodhohen në po të njëjtin shtet, duke u shprehur i sigurt se i ka mundësitë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse deri më tani, modeli A8 është parë vetëm gjatë fazës së testimit me shtresën për kamuflazh, nuk ka asnjë ide se çfarë pamje do të ketë.

Për këtë arsye, është bërë një rikonstruktim nga njohësit e dizajnit, të cilët e kanë hequr mbulesën dhe kanë provuar të ilustrojnë linjat që ka.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni pamjen e përafërt që do ta ketë vetura e cila lansohet gjatë vitit të ardhshëm.

Mbetet të shihet nëse i mposhtë konkurrentët, apo mbetet pas tyre, por që tani mund të thuhet se është një veturë që do të kërkohet në treg. /Telegrafi/