Telegrafi

Audi A4 ‘bëhet’ A5?

Gjenerata e re e modelit të njohur tani ka emër të ri, i cili sjell një karakter sportiv më të theksuar, por edhe veturën e parë hibride në gamë.

Që nga lansimi i tij tre dekada më parë, Audi A4 ka evoluar në një limuzinë ideale për aspiratat e biznesit dhe familjes, së bashku me një model karavan që, me versionin Allroad, përmbushi dëshirat e aventurierëve.

Tashmë me elektrifikimin ka pasur ndryshime edhe në nomenklaturën e modelit, kështu që A4 e ardhshme do të jetë model elektrik, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, A5 coupe dhe kabriolet hyjnë në histori, ashtu si A5 Sportback i mëparshëm. Nga ana tjetër, ka limuzina dhe karavan të cilët me rritjen e shkallës (emrave) të modeleve kanë marrë një karakter mjaft sportiv.

Ai do të ofrohet në katër variante: si A5 dhe S5 dhe si karavan  A5 dhe S5 Avant. Këto janë edhe modelet e para që do të prezantohen në platformën PPC (Premium Platform Combustion).

Në të njëjtën kohë, A5 coupe dhe ai kabriolet hyjnë në histori, ashtu si A5 Sportback i mëparshëm. Nga ana tjetër, aty janë limuzina dhe karavani

Më i madh se paraardhësi i tij, A5 i ri hyn në segmentin e klasës së mesme, sipas njoftimit zyrtar. Nuk ka dyshim, pamja e të dy versioneve të trupit është mbresëlënëse, me një karakter të theksuar sportiv, duke ndjekur në mënyrë progresive trendet aktuale në formën e rrotave me diametër më të madh dhe dritave LED të përshtatura në mënyrë tërheqëse.

Motorët ofrohen në një version të butë hibrid MHEV, i cili sjell një reduktim deri në 10 g CO2/km ose 0,38 l/100 km në 2.0 TDI (150 kW, me rrota të përparme/quattro) dhe deri në 17 g CO2 /km ose 0,74 l/100 km në V6 3,0 TFSI (270 kW, quattro), sipas ciklit WLTP.

Gjeneratori i shtytjes (PTG) mund të kontribuojë deri në 18 kW (24 kuaj-fuqi) fuqi elektrike në fuqinë dalëse të motorit me djegie të brendshme. Gjatë ngadalësimit, PTG furnizon baterinë (rikuperimin) me fuqi deri në 25 kW përmes frenimit rigjenerues. /Telegrafi/