Pierre-Emerick Aubameyang ka filluar të shfaq shenja të rebelizmit te Borussia Dortmund.
Sulmuesi është suspenduar nga ana e klubit për ndeshjen e ditës së nesërme (e premte) kundër
Stuttgartit.
E gjithë kjo për arsye disiplinore, ka bërë të ditur klubi gjermane duke mos dhënë detaje të tjera.
Në fakt, mediat raportojnë se futbollisti ka tejkaluar pushimin e lejuar prej klubit duke qëndruar një ditë më tepër në qytetin e Barcelonës.
Me këtë rast, futbollisti ishte takuar edhe me ish-bashkëlojtarin Ousmane Dembele, i cili gjatë verës u transferua te skuadra kataluanse e Barcelonës.
Aubameyang theksojmë se nuk ka shënuar që 476 minuta, ndërsa klubi është pa fitore në Bundesligë prej 30 shtatorit.
Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani ka pasur 139 paraqitje për “milionerët e verdhë”, ku ka realizuar 95 gola. /Telegrafi/