Telegrafi

Aubameyangun e ‘tradhton’ shikimi kur e sheh Lewandowskin – tifozët mendojnë se gabonezi është “dorëzuar” tashmë

Robert Lewandowski është bashkuar me shokët e tij të rinj të Barcelonës në turneun para-sezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi 33-vjeçar u transferuar te skuadra katalunase nga Bayern Munich në një marrëveshje prej 50 milionë euro.

Reprezentuesi polak, i cili shënoi 344 gola në 375 ndeshje gjatë kohës së tij me Bavrezët, u prezantua nga Barcelona të hënën në Miami.

Pasi realizoi fotografi dhe video në një stacion shpëtimtari në një plazh në qytet, Lewandowski u takua me shokët e tij të rinj të skuadrës ndërsa ata po hanin ushqim së bashku.

Ardhja e tij mund të sjellë një lajm të keq për Pierre-Emerick Aubameyang, i cili iu bashkua Barcelonës vetëm në një transferim të lirë nga Arsenali në janar.

Lewandowski pritet gjerësisht të bëhet sulmuesi i parë nën drejtimin e Xavit dhe Aubaeyang nuk dukej të ishte shumë i kënaqur me konkurrencën e shtuar.

Në një video të publikuar nga Barcelona ku Lewandowski takohet me shokët e tij të ri të skuadrës, Aubameyang mund të shihet duke ia ngulur sytë në ardhjen e re.

“Pamja në fytyrën e Aubameyang. Ai tashmë ka hequr dorë”, shkroi një fans në Twitter.

Një tjetër shtoi: “A e vuri re dikush se si Auba e shikonte Lewan?”.

Për të cilën një tjetër tifoz u përgjigj: “Ai e di se vendi i tij në ekip ka përfunduar”.

Megjithatë, një video e mëvonshme tregoi çiftin duke u përqafuar, duke sugjeruar se Aubameyang nuk ishte aq i shqetësuar me ardhjen e Lewandowskit siç ishte dukur fillimisht. /Telegrafi/

https://twitter.com/Hamhed23/status/1548871792030277633?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1548871792030277633%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Frobert-lewandowski-joins-barcelona-teammates-on-us-tour-20220718