Telegrafi

Aubameyang zgjidhet lojtari më i mirë i muajit shtator në Ligën Premier

Liga Premier ka zgjedhur sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang si më të mirin e muajit shtator.

Muaji shtator ka dhuruar shumë emocione, aksion, ndeshje të bukura, gola dhe shumëçka tjetër.

Megjithatë, disa klube dhe disa futbollistë kanë vazhduar dominimin e tyre, rezultatet pozitive dhe formën e lartë në këtë fillim sezoni.

Lexo po ashtu Legjenda e Liverpoolit, Heskey: Aubameyang do ta dërgojë Arsenalin në katërshe

I tillë është edhe sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang, i cili ishte i papërmbajtshëm me Arsenalin në ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij muaji.

Aubameyang pati formë të lartë duke u treguar ‘vrastarë’ me pesë gola të shënuara në katër ndeshje.

Ylli i Topçinjve shënoi në ndeshjet ndaj Watfordit dy gola dhe një gol ndaj Aston Villas, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.

Ai në këtë garë mposhti Alexander-Arnold (Liverpool), Son Heung-min (Tottenham, Kevin De Bruyne dhe Riyad Mahrez (Manchester City). /Telegrafi/