Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se bashkëlojtarët e tij te Arsenali, Kieran Tierney dhe Nuno Tavares janë më të shpejtë se ai.
Sulmuesi nga Gaboni njihet për shpejtësinë e tij, por së fundmi ka zbuluar se nuk është lojtari më i shpejt në Emirates.
32-vjeçari ka këmbëngulur Tierney dhe Tavares janë më të shpejtë se ai, por ka shtuar se do t’i “vriste” në një garë nëse do të ishte më i ri.
“Mendoj se nuk jam më i shpejti në ekipin e Arsenalit. Mendoj se kemi disa lojtarë që janë vërtet të shpejtë”, ka thënë fillimisht Aubameyang.
“Ne kurrë nuk kemi bërë një garë të vërtetë, sepse nëse e bëjmë këtë, unë kam shanset e mia”.
“Në 80-100 metra jam i sigurt se jam një nga më të mirët, por në 30 metra, ne kemi disa lojtarë të shpejtë, si Kieran Tierney dhe Nuno Tavares, ata janë vërtet të shpejtë në hapat e tyre të parë”.
“Kur isha 18-19 vjeç do t’i vrisja, 100 për qind”, përfundoi kapiteni i Arsenalit. /Telegrafi/