Telegrafi

Aubameyang thuhet se i ka bërë me dije Arsenalit se e do largimin në janar

Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se dëshiron të largohet nga Arsenali qysh në afatin kalimar të janarit.

Sipas mediave në Angli, sulmuesi gabonez e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të vazhdojë të luajë më në Emirates Stadium.

Aubameyang ka edhe 18 muaj në kontratën e tij dhe ka refuzuar të vazhdojë kontratën e re.

Lexo po ashtu Aubameyang thuhet se e do kalimin te Real Madridi

Në anën tjetër, Olivier Giroud raportohet se dëshiron të largohet nga Chelsea dhe të rikthehet te Topçinjtë.

Gabonezi deri më tani ka shënuar 56 gola në 89 paraqitje për Arsenalin, mirëpo nuk është i lumtur me objektivat e klubit. /Telegrafi/