Telegrafi

Aubameyang thotë fjalët e para si lojtar i Barcelonës

Pierre-Emerick Aubameyang është deklaruar për herë të parë si lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi gabonez deklaroi për Barça TV se ai është shumë i lumtur që iu bashkua klubit dhe beson se mund të mësojë diçka nga Xavi.

“Jam shumë krenar, veçanërisht se familja ime është spanjolle po ashtu nga ana e nënës sime, andaj jam shumë krenar që jam këtu”, ka thënë fillimisht Aubameyang.

Lexo po ashtu Detajet dhe klauzola e 'çmendur' në kontratën e Aubameyang me Barcelonën

“Qëllimi im është që t’i ndihmoj skuadrës dhe të jap gjithçka çfarë mundem për të rikthyer klubin në Ligën e Kampionëve”.

“Është e mrekullueshme që të kem Xavin si trajner, sepse ka qenë një lojtar fantastik, e dinë të gjithë dhe si trajner ai do të na sjell diçka nga çfarë mund të mësojmë”.

“Jam shumë i lumtur dhe të gjithë më kanë mirëpritur, ndjehem shumë mirë dhe siç thash shumë i lumtur”, ka përfunduar sulmuesi gabonez. /Telegrafi/