Telegrafi

Aubameyang te PSG për 70 milionë euro

Pierre-Emerick Aubameyang do ta lërë Borussia Dortmundin që të bashkohet me Paris Saint-Germain për një shumë afër 70 milionë euro.

Yahoo Sport France shkruan se sulmuesi nga Gaboni ka arritur marrëveshje me klubin francez, pas një sezoni të tij të jashtëzakonshëm ku u shpall shënuesi më i mirë në Bundesliga.

Ai do të përfitojmë afër 180 mijë euro në javë me kontratën e re.

Po ashtu flitet se edhe Edinson Cavani do të vazhdojë të qëndrojë në Francë edhe përkundër këtij transferimi.

Aubameyang edhe më parë ka luajtur në Francë te St. Ettiene. /Telegrafi/