Site icon Telegrafi

Aubameyang do të jetë në shitje për një çmim më të ulët se sa është menduar

Arsenali është i përgatitur që të lejojë largimin e Pierre-Emerick Aubameyang për 34 milionë euro këtë verë, pasi rrezikon ta humbas falas pas një viti.

Sulmuesi 30-vjeçar u ble për mbi 60 milion euro nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2018.

Kontrata e tij është deri në qershor 2021 dhe ai nuk duket se synon të nënshkruajë një marrëveshje të re, kështu që Gunners kanë frikë nga përsëritja e çështjes së Aaron Ramsey që kaloi falas te Juve.

Sipas The Sun, te Arsenal janë të gatshëm ta shesin në këtë verë për shumën e 34 milionë euro.

Klubet që e duan janë Interi, Barcelona, ​​Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United.

Aubameyang flet rrjedhshëm italisht, pasi ai ka dal nga akademia e Milanit.

Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar 20 gola në 32 ndeshje për Arsenalin. /Telegrafi/

Exit mobile version