Site icon Telegrafi

Aubameyang e gjen dy herë golin me Barcën, Blaugranët po e nëpërkëmbin Valencian

(Foto: Twitter/B/R/Football)

Pierre-Emerick Aubameyang e ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës në ndeshjen e La Ligas kundër Valencias.

Sulmuesi nga Gaboni u transferua në Camp Nou në afatin kalimtar të janarit si lojtar i lirë nga Arsenali.

Ai ishte startues në takimin e javës së 25-të të kampionatit spanjoll dhe e ka gjetur golin e tij të parë me klubin e ri.

Jordi Alba dërgoi një top të gjatë të mrekullueshëm drejt sulmit, të cilin e pranoi Aubameyang teksa shkonte në drejtim të portës dhe realizoi një gol të bukur (23’).

Nuk zgjati shumë (32’) dhe katalunasit e realizuan edhe golin e dytë. Frenkie de Jong pranoi një pasim të mirë nga Ousmane Dembele dhe e dyfishoi avantazhin.

Porse Blaugranët nuk u ndalën me kaq, ata shënuan edhe golin e tretë, ndërsa sërish realizues ishte Aubameyang falë asistimit nga Gavi. /Telegrafi/

https://twitter.com/DONFREDSTLOT/status/1495424453328605188

https://twitter.com/LIVEHD10802/status/1495423488835866637

https://twitter.com/Ziad_EJ/status/1495425963274174467

Exit mobile version