Site icon Telegrafi

Aubameyang sfidon Boltin

Usain Bolt është sfiduar publikisht nga Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili mendon se mund t’ia kalojë sprintierin nga Xhamajka në një garë 30 metërshe.

Në një intervistë për televizionin “CNN”, Aubemayang lexoi një mesazh në të cilën i thuhej se Bolt do të stërvitet me Dortmund, në një pikë të vitit të ardhshëm.

“Po pres me padurim të jetë me ne. Dua të bëj një garë 30 metra. Dua të shoh nëse e mposht kampionin. Të gjithë këto mendojnë se mund të fitoj, por nuk besoj se jam më i shpejtë se Bolt. Dua ta bëj këtë sfidë.”

Përgjigja e Bolt, që asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se është tifoz i Manchester United, ishte “Edhe ai e di që unë jam më i shpejti.”

Drejtori teknik i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, në mes të nëntorit, konfirmoi se gjatë vitit të ardhshëm Bolt do të stërvitjen për disa ditë në klubin gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version