Telegrafi

Aubameyang nuk u tregua egoist, sepse Lacazette kishte nevoje për kthimin e vetëbesimit

(Foto: Getty Images)

Pierre-Emerick Aubameyang tregoi klasin e tij në ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Stoke Cityt, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 3-0.

Topçinjtë u fishkëllyen pas paraqitjes jo të mirë në gjysmën e parë, mirëpo në pjesën e dytë të takimit të zhvilluar në Emirates, ata i shënuan tre gola.

(Foto: Getty Images)

Aubameyang e gjeti dy herë rrjetën, një herë nga loja e hapur dhe një herë nga pika e bardhë. Në fund të takimit u akordua edhe një penallti për ekipin e tij dhe sulmuesi nga Gaboni e pati rastin ta kompletonte het-trikun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Arsenalin

Mirëpo, ai nuk u tregua aspak egoist dhe e lejoji Alexandre Lacazetten që ta ekzekutonte dhe ai e realizoi golin e tretë.

“Natyrisht, e di se Laca(zette) është kthyer dhe mendoj se pasi unë shënova dy herë mund ta lejoja atë që ta ekzekutonte, është gjë normale”.

“(Goli) është gjë e mirë për vetëbesimin e tij, prandaj kjo ishte arsyeja”, ka treguar Aubameyang kur është pyetur se pse ia lëshoi penalltinë bashkëlojtarit të tij.

Lacazette nuk ka luajtur që nga gjysma e muajit shkurt për shkak të lëndimit të gjurit dhe natyrisht se është entuziazmuar me golin e shënuar ndaj Stoke. /Telegrafi/