Pierre-Emerick Aubameyang është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit për formacionin startues ndaj Tottenham Hotspurit për arsye disiplinore.
Sulmuesi nuk luajti në sfidën e zhvilluar në Emirates Stadium, ndërsa trajneri Mikel Arteta e ka konfirmuar arsyen e mungesës së tij.
“Ai pritej të startonte në atë ndeshje. Kishim një çështje disiplinore, e caktuam vijën dhe vazhduam përpara. Ai qëndroi në bankë”.
“E mbajmë të brendshme. Kemi një proces që duhet ta respektojmë për secilën ndeshje dhe kjo është”.
“Ishte një vendim që është marrë për të vlerësuar gjithçka”, ka deklaruar Arteta për Sky Sports.
Alexandre Lacazette luajtur në vend të 31-vjeçarit, i cili ka shënuar 14 gola në 29 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/