Arsenali duket se e dëshiron shitjen e Pierre-Emerick Aubameyang në këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi gabonez lidhet me një largim nga The Gunners, derisa kërkohet nga disa klube evropiane.
Interi dhe Barcelona janë në mesin e skuadrave që i duan shërbimet e sulmuesit, derisa ESPN ka zbuluar një detaj shokues te Arsenali.
Sipas mediumit, The Gunners nuk i kanë ofruar kontratë të re Aubameyangut dhe janë të gatshëm ta lënë të largohet.
Edhe L’Equipe ka pohuar një gjë të tillë se skuadra londineze është e gatshme të shesë gabonezin në këtë verë.
Aubameyang, në anën tjetër është i pakënaqur me objektivat e klubit dhe do të kërkojë kalimin te një skuadër ku mund të fitojë trofe. /Telegrafi/