Telegrafi

Aubameyang në mes të dy klubeve të mëdha dhe mbi të gjitha me filozofi ndryshe

Manchester United dhe Manchester City kanë shprehur interesim për të nënshkruar me Pierre-Emerick Aubameyang.

Ylli i Borussia Dortmundit ka mahnitur edhe njëherë të gjithë me talentin e tij dhe sipas Daily Star, dy skuadrat nga Mançesteri e duan atë me çdo kusht.

Aubameyang ka shënuar 39 gola dhe ka asistuar shtatë herë në sezonin e fundit për BVB në të gjitha garat.
26-vjeçari me shumë mundësi do të largohet nga klubi gjerman, por se a do të zgjedh Unitedin apo Cityn kjo është vështirë të thuhet.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Por, që tani mund të fillojmë të mendojmë se te cila skuadër do të ambientohej më mirë. Te ajo e Jose Mourinhos, ku kundërsulmet janë arma kryesore, apo te ajo e Pep Guardiolas, ky sulmi nga anash dhe bashkëveprimi i shpejtë janë vdekjeprurës për kundërshtarë.

Për atë ka shprehur interesim edhe Arsenali e Real Madridi, ndërsa çmimi i tij është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Eui1O5-uU1c