Telegrafi

Aubameyang mungon për tri ndeshje te Arsenali

Pierre-Emerick Aubameyang (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Arsenali do të jetë për tri ndeshje pa Pierre-Emerick Aubameyang shkaku i kartonit të kuq ndaj Crystal Palaces.

Sulmuesi gabonez ishte përjashtuar nga loja në barazimin 1-1 ndaj rivalit të Ligës Premier, shkaku që bëri ndërhyrje të palejueshme në lojtarin Max Meyer.

Fillimisht gjyqtari dëshironte që situata të kalonte vetëm me një karton të verdhë, por pas rishikimit të VAR-it, doli të ishte ndërhyrje për të kuq.

Lexo po ashtu Aubameyang ishte afër të ‘shpëtonte’ me të verdhë, por VAR-i e ndëshkoi me të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme ndaj Max Meyer

Arsyetimi i video teknologjisë ishte si lojë e rrezikshme dhe vendimi ishte për të kuq, derisa The Gunners e kanë apeluar atë.

Por, Federata e Futbollit të Anglisë nuk e ka pranuar apelin e tyre dhe Aubameyang do të mungojë në ndeshjet si, Sheffield United, Chelseat dhe udhëtimin te Bournemouthi në FA Cup. /Telegrafi/