Pierre-Emerick Aubameyang ka treguar se Henrikh Mkhitaryan e kishte telefonuar disa herë para se të nënshkruanin që të dy për Arsenalin.
Sulmues Aubameyang erdhi nga -Borussia Dortmund për tu bashkuar me ish shokun e tij Mkhitaryan, për 73 milionë euro.
“Ai më thirri disa herë dhe më pyeste: “ A do të vish, apo jo?”
“Unë i thosha: ‘Së pari ti duhet të më tregosh se a do të nënshkruash apo jo”.
“Ai më tregoi se gjithçka kishte mbaruar dhe ky ishte një faktor shumë i rëndësishëm që unë të vija këtu”.
“Është sikur të bashkohesh me një vëlla, një mik të mirë. Ne luajtëm së bashku në të kaluarën dhe jam shumë i lumtur që e shoh përsëri”.
Sulmuesi shënoi në debutimin e tij të Arsenalit, ndërsa Mkhitaryan dhuroi tre asistime në fitoren 5-1 ndaj Evertonit të shtunën.
Aubameyang, duke folur për Arsenal.com, shtoi: “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin në fushë dje jashtë saj, prandaj është më e lehtë”.
“[Tifozët] duhet të jenë të lumtur [të na shohin së bashku], ne do të bëjmë më të mirën, siç kemi bërë në të kaluarën”.
“Ne e njohim njëri-tjetrin brenda dhe jashtë fushës”, përfundoi ai. /Telegrafi/