Ylli i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang këmbëngul se ai definitivisht nuk do të largohet nga klubi në javët e mbetura të afatit kalimtar.
Reprezentuesi i Gabonit ka folur rregullisht për ambiciet e tij për të luajtur për Real Madridin dhe ka qenë i lidhur me një kalim në skuadrën e Ligës Premier, Manchester City.
Por, Aubameyang, i cili ka shënuar 80 gola për Dortmundin që nga bashkimi nga Saint-Etienne në vitin 2013, do të përqendrohet për të sfiduar dominimin e Bundesligës nga Bayern Munich dhe jo me spekulimet mbi të ardhmen e tij.
“Unë definitivisht do të qëndrojë në BVB dhe do të doja të mos përgjigjem më në këtë pyetje”, deklaroi Aubameyang.
“Ne shpresojmë se mund të rivalizojmë Bayernin”, përfundoi ish-sulmuesi i St-Etienne. /Telegrafi/