Site icon Telegrafi

Aubameyang ishte afër të ‘shpëtonte’ me të verdhë, por VAR-i e ndëshkoi me të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme ndaj Max Meyer

Pierre Emerick-Aubameyang u dërgua jashtë me kartonë të kuq kundër Crystal Palace pas një ndërhyrje të tmerrshme në mesfushorin Max Meyer, por vetëm pas rishikimit të VAR-it, pasi sulmuesi fillimisht u ndëshkua vetëm me të verdhë.

Sulmuesi i Arsenalit shënoi në pjesën e parë për t’i dhënë epërsinë Topçinjve dhe dukej se po ekipi i Mikel Arteta do të merrte një fitore të madhe jashtë fushës.

Megjithatë, vendasit e Palace arritën të kthehen në lojë për të barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 54-të.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në derbin londinez, Arsenali ndalet nga Crystal Palace

Ky gol vështirësoi punën e klubit nga Emirates, por gjithçka u bë thuajse e pamundur pas një ndëshkimi me të kuq të sulmuesit nga Gaboni.

Aubameyang kaloi nga heroi në zero në pjesën e dytë pasi në minutën e 65-të iu dha një karton i kuq pas një ndërhyrje të tmerrshme në gjermanin Max Meyer.

https://twitter.com/FutbolBible/status/1215995542460936193

 

Ishte rishikimi i VAR-it që bëri të mundur ndëshkimit me të kuq për yllin e Arsenalit, pasi ai ishte afër të shpëtonte nga kartoni i verdhë i dhënë nga gjyqtari.

Në fund skuadrat londineze përfunduan me barazim 1-1. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3P0wj_3BnxU

https://www.youtube.com/watch?v=owTy8XdGgsk

Exit mobile version