Telegrafi

Aubameyang humbi një rast të jashtëzakonshëm ndaj Newcastle, ylli i Arsenalit vendos kandidaturën për ‘huqjen e sezonit’

Pierre-Emerick Aubameyang prodhoi njërin nga rastet e humbura më të këqija të sezonit gjatë ndeshjes së Arsenalit në Ligën Premier kundër Newcastle United sot (e shtunë) pasdite.

Sulmuesit iu dha një mundësi e artë për të çuar Topçinjtë te epërsia 1-0 pak para mbylljes së pjesës së parë, kur topi erdhi me dashamirësi në këmbët e tij brenda zonës së gjashtë metërshit.

Por, Aubameyang e bëri një goditje të keqe, të gabuar dhe të pasaktë nga dy metra dhe pa i tmerruar teksa topi shko jashtë shtyllës.

Ky rast dukej më i vështirë për t’u humbur sesa për të shënuar kur Aubameyang u pozicionua dhe ishte shumë afër portës.

Megjithatë, Arsenali arriti të jetë konkret në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola për të marrë një fitore 2-0 në Emirates.

Golat për ekipin e Mikel Artetas u shënuan nga Bukayo Saka (56’) dhe Gabriel Martinelli (66’). /Telegrafi/