Telegrafi

Aubameyang me het-trik në fitoren e Arsenalit ndaj Leeds

(Foto: Twitter/Goal)

Arsenali ka arritur fitore të rëndësishme përballë Leeds United (4-2), në ndeshjen e xhiros së 24 në Ligën Premier që u zhvillua në Emirates Stadium.

Topçinjtë shënuan tre gola në gjysmën e parë të ndeshjes, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 13-të me golin e Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u asistua nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Aubameyang shënoi golin e dytë në ndeshje dhe të dytin personal në minutën e 41-të nga pika e bardhë.

(Foto: Twitter/Premier League)

Për rezultatin përfundimtar të gjysmës së parë u kujdes Hector Bellerin, i cili pranoi një top nga Daniel Ceballos, krijoi hapësirë dhe shënoi (45’).

Lexo po ashtu Xhaka dhuroi asist, Arsenali mbylli pjesën e parë me tre gola epërsi

Vendasin shënuan një tjetër gol në fraksionin e dytë (47’) dhe realizues ishte sërish Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kompletoi het-trikun.

(Foto: Twitter/Sky Sports Statto)

Në vazhdim, Leeds shënuan dy gola përmes Pascal Struijk (58’) dhe Helder Costa (69’) që nuk mjaftuan për t’i ndryshuar gjërat.

Me këtë fitore, Arsenali e ka kaluar Leeds Unitedin në renditje dhe tash ndodhet në pozitën e dhjetë, ndërsa vendi katërt është gjashtë pikë larg. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore