Pierre-Emerick Aubameyang ndihet i lumtur që sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur fjalë të mirë për të.
Sulmuesi i Dortmundit i ka pritur mirë fjalët e Suarezit, ndërsa ndihet i kënaqur, pasi sipas tij sulmuesi uruguaian është më i mirë në botë.
“Jam i kënaqur që dëgjoj se sulmuesi më i mirë në botë, Luis Suarez, flet mirë për mua”, ka thënë Aubameyang për mediat gjermane, transmeton Telegrafi.
Këto fjalë të sulmuesit nga Gaboni vijnë vetëm disa ditë pas lëvdatave të mëdha që sulmuesi i Barcelonës bërë për të.
Suarez e kishte quajtur sulmuesin e Dortmundit si futbollist me teknikë të lartë, që po rritë nivelit e tij dhe viteve të ardhshme mund të bëhet ndër ma të mirët në botë. /Telegrafi/