Transferimet e fundit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan ishin të kënaqur dhe të lumtur me fitoren ndaj Evertonit.
Arsenali fitoi me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Evertonit në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Ligës Premier.
Në këtë fitore, transferimi i fundit i skuadrës, Aubameyang shënoi gol qysh në debutimin e tij dhe kjo e bëri të lumtur.
“Jam shumë i lumtur, kemi fituar ndeshjen në gjysmën e parë të lojës, e dyta është pak më ndryshe, sot jemi të lumtur”, ka thënë Aubameyang pas ndeshjes.
I lumtur u tregua edhe mesfushori armen, i cili në këtë ndeshje bëri plot tri asistime për shokët e tij të ekipit.
“Jam shumë i lumtur, ishte një fitore e merituar, ne duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë për të fituar ndeshjen e ardhshme dhe të mendojmë për të fituar më shumë pikë”, ka thënë Mkhitaryan.
“Ne luajtëm shumë mirë duke luajtur futboll sulmues, gjysma e dytë ishte pak e vështirë”.
“Më pëlqen shumë mënyra se si Arsenali luan dhe shpresoj të bëj më të mirën time”, përfundoi mesfushori armen. /Telegrafi/