Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexander Lacazette thuhet se kanë lënë hapur opsionin për t’u larguar nga Arsenali, pasi kanë refuzuar ta rinovojnë kontratën.
Sulmuesi gabonez ka kontratë me The Guners deri në vitin 2020, derisa francezit i kanë mbetur edhe dy vite të tjera.
Sunport raprton se dy sulmuesit nuk janë të lumtur me nivelin e klubit dhe duan të largohen në fund të këtij sezoni.
Aubameyang dhe Lacazette kishin shpresuar se do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, mirëpo edhe në këtë sezon do të luajnë në Ligën e Evropës.
Skuadra nga veriu i Londrës është aktualisht gjashtë pikë larg pozitës së katërt, derisa janë zhvilluar 11-të xhiro.
Skuadra e Unai Emerys në këtë fundjavë do të përballet me Leicesterin që pozicionohet në vendin e tret në ‘King Power Stadium’- vend ky që nuk kanë fituar nga sezoni 2015/16. /Telegrafi/