Telegrafi

Aubameyang afër Kinës, Tianjin paguan 80 milionë dhe mega pagë!

Pierre Emerick Aubameyang

Pierre Emerick Aubameyang është afër një transferimi në superligën e Kinës.

Sulmuesi i Dortmundit ka shfaqur performanca fantastike këtë sezon, kurse tash po kërkohet nga një numër skuadrash.

Afati kalimtar në Kinë mbyllet sot në ora 18:00 dhe Aubameyang mbetet top synim i skuadrës Tianjin Quanjian.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Kjo skuadër sipas Bild është afër transferimit të Aubameyang, pasi ka ofruar 80 milionë euro për Dortmundi dhe një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon për lojtarin.

Aubameyang në Azi

Aubameyang aktualisht gjendet në turne me Dortmundin në Azi dhe mbetet të shihet çka do të ndodhë deri në ora 18:00. /Telegrafi/