Site icon Telegrafi

Aty nuk mungon asgjë: Njihuni me qytetin e nëndheshëm australian (Foto/Video)

Nga sipërfaqja duken galeri normale të shpuara diku në shkretëtirën australiane, por brenda tyre fshihet një qytet i tërë, madje shumë luksoz.

Bëhet fjalë për qytetin Coober Pedy, që gradualisht është zgjeruar ndër vite dhe sot është një ndër destinacionet turistike më unike në botë për t’u vizituar.

Hyrjet në të mund të krijojnë imazhin e gabuar. Ato ngjasojnë më shumë me gropa të hapura nga kafshë, por menjëherë sapo je brenda një realitet tjetër ke përballë.

Qytetit nuk i mungon asgjë. Ka spitalin, kishën, kinemanë, qendra argëtimi e madje edhe mijëra qindra banorë që janë rezidentë të përhershëm.

Coober Pedy, në Australinë e Jugut, përcjell tch, u themelua në fillim të shekullit të njëzetë, kur u zbulua minerale në zonë dhe minatorët filluan të jetojnë këtu.

Shpejt u vërejt se temperaturat e larta ishin shumë të vështira për t’u përballuar, kështu që minatorët filluan të gërmojnë tokën për të ndërtuar shtëpi nëntokë që i mbronte nga dielli përvëlues.

Ata bënë zgjedhjen e duhur, pasi edhe sot, shumë njerëz preferojnë të jetojnë më shumë në një shtëpi të nëndheshme sesa në shtëpitë e ndërtuara në sipërfaqe të tokës, megjithëse kostot e ndërtimit janë relativisht të ngjashme.

Temperaturat i kalojnë 40 gradë Celsius gjatë verës dhe ju duhet patjetër ajri i kondicionuar për të përballuar nxehtësinë në godinat e ndërtuara mbi sipërfaqen e tokës, ndërsa në shtëpitë e nëndheshme, temperaturat mbeten konstante dhe të freskëta, pa i kaluar 24 gradë Celsius. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ktMQoMoQsWo

Exit mobile version