Site icon Telegrafi

Aty ku ‘jeton’ Facebook-u (Foto)

Kur vjen puna për të treguar teknologjinë e tyre, kompanitë më të mëdha globale përgjithësisht tregohen diskrete, por nuk është ky rasti i Facebook.

Mark Zuckerberg ka nisur përmes profilit të tij në rrjetin social që ka ngritur vetë, fushatën për të treguar “të palarat” e rrjetit më të madh social.

Bëhet fjalë për “fermat ku prodhohet gjithçka e Facebook”.

Sigurisht, nuk janë ferma në kuptimin tradicional të fjalës, por hapësira gjigante të mbushura me servera ku ruhen të dhënat tona.

Njëra prej tyre ndodhet në Lulea në Suedi. I gjithë ambienti është aq i madh saqë inxhinierët dhe punonjësit e mirëmbajtjes për të lëvizur përdorin motoçikleta Scooter.

“Brenda pak muajsh do t’u rrëfej përmes fotove të rralla teknologjinë më të avancuar që po ngre Facebook”, shkruan Mark Zuckerberg, përcjell TCH.

Baza e të dhënave në Lulea të Suedisë u hap në vitin 2013 dhe është e para bazë të dhënash jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara për kompaninë.

Exit mobile version