Telegrafi

AT&T sjell dy tabletë Windows 8 për sezonin festiv

 
Pajisjet e reja do të jenë një nga Samsung dhe tjetra nga Asus. Dy tabletët që do të jenë të ofruar nga AT&T janë Samsung ATIV Tab dhe Asus VivoTab.
 
Kompania nuk ka bërë të ditur datat e lansimit por pritet që produktet e reja të dalin më vonë gjatë këtij muaji në treg, me rastin e lansimit të Windows 8.
 
“AT&T sot ka lajmëruar një set të ri tabletësh të dizajnuar për Windows 8; duke i dhënë konsumatorëve produktivitetin e një PC në një tablet. Gjatë sezonit festiv 2012, AT&T do të jetë e vetmja kompani telefonikë në SHBA e cila ofron pajisjet e reja nga Samsung dhe Asus.” – thuhet në deklaratën nga kompania.
 
AT&T ende nuk ka bërë publike çmimet për këto dy produkte. /Telegrafi/