Telegrafi

AT&T planifikon ta blejë rivalin T-Mobile

AT&T Inc. ka thënë dje se ajo do ta blejë rivalin e saj T-Mobile USA nga Deutsche Telekom AG, me kesh dhe marrëveshje të aksioneve për një çmim prej 39 miliardë dollarësh.

Një marrëveshje e tillë do të përballet me një kundërshtim të fortë nga ana e rregullatorit, sepse nëse e njëjta ndodh atëherë kjo do ta zvogëlojë konkurrencën mes operatorëve mobil nacional dhe do të ndikojë në çmimet që përdoruesit amerikan paguajnë për shërbimet e tyre.

Nëse shkrirja mes këtyre dy kompanive do të aprovohet nga rregullatori, atëherë kjo do ta bënte AT&T’në operatorin më të madh në SHBA, mirëpo në anën tjetër, e njëjta do t’i vendoste më shumë se 75 për qind të konsumatorëve në duar të dy operatorëve, si AT&T dhe Verizon Wireless. / Telegrafi /