Telegrafi

Atraktive dhe joshëse, Dafina Zeqiri publikon imazhe të nxehta në rrjetet sociale

Para një muaji solli këngën më të re me një video mjaft të nxehtë.

Por, duket se Dafina Zeqiri nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq pasi që planifikon të publikojë edhe një të projekt të ri.

Madje, këngëtarja jonë ka nisur edhe xhirimet e klipit më të ri, ku pritet të shfaqet më seksi se kurrë ndonjëherë.

E gjithë kjo nëse bazohemi në imazhet e fundit të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Zeshkania shihet e veshur në bikini të zi në formë të tejdukshme që i zbulon të pasmet dhe një pjesë të gjoksit.

Lexo po ashtu Kjo nuk pritej! Përqafime dhe "twerk" para fansave, Dafina dhe Ledri së bashku në një skenë

“Djem, ju dini të notoni me mua. Kthemu prap”, janë disa prej përshkrimeve që i janë bërë fotove të sjella në rrjetet sociale.

Ndryshe, Dafina po vazhdon me koncerte të ndryshme anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/