Site icon Telegrafi

Atraksioni turistik në Tajlandë: Kick box i orangutangëve

Përveç se vetë organizimi i luftës me këto kafshë të fut frikën, edhe më i frikshëm është fakti se vetë turistët në Bangkok me shpirt përkrahnin orangutangun e tyre të preferuar derisa ata boksonin në ring.

Ky program mbahet për turistët, ndërsa zgjatë më shumë se gjysmë ore. Pas kësaj orangutangët kthehen në kafaz. Aktivistët të cilët luftojnë për të drejtat e kafshëve deklaruan se luftëra të tilla mund t’i dëmtojnë orangutangët. Përveç kësaj ky lloj majmuni bën pjesë ndër kafshët në zhdukje. /Telegrafi/

Exit mobile version