Rafael Wild ka hapur një restorant në periferi të kryeqytetit të Ekuadorit, brenda së cilit ka errësirë.
Familjarë dhe miq po e vizitojnë këtë shpellë, për një eksperiencë të re, siç është ngrënia pa parë asgjë, transmeton Telegrafi.
Klientët hynë nëpër një korridor gjysmë të ndriçuar, ndërsa në paradhomë duhet të shoqërohen nga kamerierët e verbër, shumica prej të cilëve kanë lindur të tillë.
“Shpella e Rafas” është quajtur kjo hapësirë, ku në fillim shërbehen pije me fruta të freskëta, perime të karamelizuara dhe banane të fërguara, për të cilat thuhet se shijojnë më së miri në errësirë.
Mysafirët zakonisht qeshin mes vete, teksa përpiqen të kapin me piru ushqimet që nuk kanë mundësi t’i shohin.
Telefonat dhe llambat e dorës janë të ndaluara, duke bërë që të ketë raste për kërkesa për shoqërim emergjent përjashta, pasi disa nuk mund ta përballojnë ambientin.
Por, mysafirët sa vinë e shtohen, teksa projekti është lavdëruar për fatin që ka punësuar shumë të verbër dhe me të parë të dobësuar, ndërsa ka rritur në hyrat si atraksion turistik. /Telegrafi/