Në Beppu të Japonisë, po planifikohet të krijohet një park lojërash, që është i ndërlidhur me aktivitetet që i ofron banja e nxehtë apo spa.
Në këtë formë, trenat do të kenë vaska të mëdha të mbushura me ujë, kabinat do të jenë sikur sauna, kurse të gjitha hapësirat janë të mbushura me avull dhe të gjithë do ta kenë nxehtë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, makinat rrotulluese dhe lëshimet e ndryshme me to, nuk do të jenë aq të shpejta meqë tërë uji që është brenda do të zbrazej përjashta.
Kryetari i qytetit ku planifikohet të krijohet ky projekt, ka thënë se po që se video që është e postuar më poshtë, shikohet mbi një milion herë do ta kryej ndërtimin. Por, filmimi është parë afro dy milionë herë dhe ende asnjë konfirmim zyrtar.
Ndryshe, Beppu është vendi i dytë në botë, me numrin më të madh të burimeve të ujit të nxehtë. /Telegrafi/