Telegrafi

Atraksioni botëror ka mundur të duket ndryshe, 14 skicat e refuzuara për ndërtimin e kullës së Ajfellit

Kulla e Ajfellit është një objekt i ndërtuar nga hekuri në Champ de Mars përgjatë lumit Sena në Paris.

Është objekti më i lartë në Paris, dhe një prej simboleve më të vizituara në botë, transmeton Telegrafi.

Qeveria franceze kishte hapur një konkurs me karakter garues për dizajnin e kullës që do të ndërtohej në hyrje të Champ-de-Mars, duke i dhënë një peizazh të rrallë vizitorëve por edhe banorëve të Francës.

Në garë morën pjesë mbi 107 skicime të ndryshme, e fitues ishte Gustav Eiffel, i cili me ndihmën e arkitektit Stjepan Sauvestr dhe inxhinierit Maurice Koechlin dhe Emilea Nouguiera – e realizuan projektin.

Skicat e tyre fituan në këtë garë pasi që ishin të gatshëm të sjellin risi, por deri te skicat finale është dashur të bëhen shumë modifikime.

Skicat e para të Maurice Koechlin dhe Emilea Nouguiera zbulojnë se pamja e kullës ishte inspiruar nga observatori Latting që gjendet në NewYork.

Qëllimi i tyre kryesor ishte të anashkalojnë arkitekturën e vjetër dhe të ndërtojnë diçka të madhe, duke përdorur materiale që nuk kishin gurë. Hekuri simbolizon rezistencën dhe që do të jetë i fortë sikurse guri.

Për fat, 14 maketat që nuk janë pranuar janë ruajtur edhe sot, e skica numër tre si më e përafërta në pamje të kullës që sot e ka Parisi. /Telegrafi/