Në qytetin Hurbin, në provincën kineze Helongdiang, është hapur një hotel – dhomat e të cilit kanë pamje nga hapësira ku janë të vendosur arinjtë e bardhë.
Organizata për mbrojtjen e kafshëve menjëherë ka shprehur pakënaqësi për këtë veprim – duke pretenduar se po keqpërdoren kafshët, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e publikuara më poshtë shihen kafshët duke qëndruar në hapësirat pa akull – që është një prej karakteristikave që preferojnë të jenë të rrethuar, ku në vend të akullit janë ndezur reflektorët e mëdhenj që për asnjë moment nuk fiken.
Organizata për mbrojtjen e kafshëve u ka bërë apel mysafirëve dhe turistëve që të mos pushojnë në këtë hotel, që përfiton duke “torturuar kafshët”, shkruan The Guardian.
“Arinjtë e bardhë e kanë vendin në Polin e Veriut, e jo në një kafaz të qelqit pa akull”, ka porositur një aktiviste.
Në anën tjetër, shkencëtarët kanë parashikuar që arinjtë polar do të zhduken deri më 2100. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jG1SpA4UUoA