Telegrafi

Atom N570 dybërthamor

Procesori i ri ka takt të punës prej 1.66 GHz, kontrollues memorik DDR3 njëkanalësh, bërthamë të integruar grafike dhe ka ‘MB Cache’, mirëpo mungojnë disa teknologji karakteristike për këtë linjë të procesorëve.

Atom N570 nuk përmban Hyper-Threading, ashtu që shfrytëzuesit nuk kanë katër bërthama logjike sikur në paraardhësin e tij, porse vetëm dy (fizike dhe logjike).

Dizajni terminal qëndron në kufijtë prej 8.5 W, ndërsa ‘netbook-ët’ e parë të bazuar në Atom N570 do të paraqiten që këtë muaj. /Telegrafi/