Agjencia Teknike Operative gjatë viti të kaluar ka pranuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për përgjime në tetë raste.
Sipas raportit të ATO-së, vitin e kaluar janë ndjekur 153 komunikime në përputhje me caktimet ligjore.
Duhet theksuar se kjo Agjenci është pjesë e proceseve reformuese të cilat kanë filluar që nga 1 nëntori.
Sipas risive të praktikave ligjore, ATO me propozim të gjyqtarëve vetëm i kyçin aparatet për përgjim, ndërsa nuk kanë qasje në përmbajtjen e tyre, gjegjësisht të njëjtën vetëm i përcjellin deri tek organet kërkuese./Telegrafi/