Trend të cilit nuk mund t’i rezistoni!
Atletet fuqishëm kanë bërë vend në modë dhe vajzat nuk mund të imagjinojnë sezonin pranveror pa to!
Nëse nuk jeni adhuruese e mbathjeve sportive, por megjithatë keni nevojë për diç më të rehatshme, atletet e theksuara METALIK janë zgjedhja e vërtetë për ju.
Nuancat: e artë, e argjendtë apo e bakërt do të përshtaten bashkë me kombinimet ditore dhe do t’ju japin dozë elegance të veçantë, transmeton Telegrafi.
Pos që janë shumë atraktive dhe lehtë do të fisnikërojnë çdo veshje, këto mbathje janë shumë të rehatshme, andaj shumë lehtë do t’i adhuroni.
Lehtë kombinohen pothuajse me të gjitha veshjet.
Mbathni me xhinse apo me tuta për variant rastësor apo bashkoni me fundin apo fustanin dhe do të keni llok të shkëlqyeshëm të mbrëmjes.
Të gjitha damat e njohura dhe vajzat tashmë janë duke u çmendur pas tyre.
Jepni edhe ju pak shkëlqim gardërobës suaj dhe zgjidhni një palë për veten. /Telegrafi/