Site icon Telegrafi

“Ato shuma parash, nuk vinin në shtëpi”, Ish-bashkëshortja e Negreirës i “bën favor” Barcelonës rreth skandalit të pagesave

Pak nga pak më shumë detaje të ‘rastit Negreira’ po bëhen të ditura në lidhje me skandalin e Barcelonës mbi pagesat ndaj ish-gjyqtarit dhe ish-shefin e gjqytarëve, Enriquez Negreira.

Në mesin e deklaratave që kanë dalë kohët e fundit, bien në sy disa fjalë nga María Luisa Romero, e cila ishte bashkëshortja e Enriquez Negreira për dekada.

“Nëse i merrte ato shuma parash, ato nuk vinin në shtëpi. Kur kishte para, i përpinte”, ka thënë fillimisht Maria Luisa për OK Diario.

“Ka qenë shpërdorues, por ka qenë edhe shumë i dobishëm. Duhet të kishte ndihmuar veten”.

Lexo po ashtu Football Leaks ofron më shumë detaje për 'rastin Negreira', detajon pagesat e Barcelonës

Me një ‘as’ nën mëngë

Marrëdhënia mes të dyve nuk ishte më e mira.

“Ai kurrë nuk më tha asgjë që bënte, jetonte i lirë pa i dhënë shpjegime askujt”.

Lexo po ashtu Arsyet e heshtjes zyrtare të Real Madridit për 'rastin Negreira'

Gruaja beson se burri i saj kishte një kartë për të luajtur me kërcënimet e saj.

“Nëse ai nuk do të kishte ‘as’ nën mëngë, ai nuk do të dërgonte një burofax kërcënues”, përfundoi ish-gruaja e Negreiras. /Telegrafi/

Exit mobile version