Telegrafi

Ato kanë disa milimetra dhe çdo organ mund t’u shihet: Fotografi të pabesueshme nga thellësitë e errëta të detit

Detyra ishte sfiduese, ndërsa rezultati është mahnitës

Në gjithë botën, në thellësitë e errëta të detit dhe oqeaneve, pluskojnë, në shikim të parë, krijesa me pamje jashtëtokësore, me madhësi disa milimetrash, transmeton Telegrafi.

Fotografi të mahnitshme na zbulojnë se këto krijesa të pazakonta janë në të vërtetë larva të oktapodëve, specie të ndryshme peshqish dhe ngjalash.

Këto foto i ka bërë Yung Sen Wu nga Tajvani, në thellësi midis 15 dhe 30 metra nën sipërfaqe të detit.

Një sy shumë i mprehtë dhe një aftësi e jashtëzakonshme janë të nevojshëm për t’i gjetur dhe fotografuar këto krijesa në madhësi midis një milimetër deri në dy centimetra dhe – ato lëvizin shumë shpejt nëpër ujin e errët.

Shikoni fotot mahnitëse të krijesave të vogla nga thellësitë…

/Telegrafi/