Site icon Telegrafi

Ato janë trashëgimtaret e përsosura të mbretëreshës më të bukur: Letizia ua mësoi vajzave të saj se çfarë është stili!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Princesha e Gironës” u mbajt në Barcelonë

Princesha Spanjolle Leonor, vajza e Mbretëreshës Letizia dhe e Mbretit Felipe VI, mban titullin e presidentit të nderit të organizatës dhe këtë vit ajo personalisht ndau çmimet, transmeton Telegrafi.

Princesha Leonor është trashëgimtare e kurorës dhe Mbretëreshë e ardhshme e Spanjës, prandaj ajo po merr pjesë gjithnjë e më shumë në detyrat zyrtare të prindërve të saj, së bashku me motrën e saj Sofia.

Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, çifti mbretëror dhe princeshat gjithashtu u takuan me ish-fituesit e çmimeve, dhe pas kësaj ata u drejtuan për në ceremoni.

Ashtu si Mbretëresha Letizia, princeshat kanë veshur kombinime të ndryshme veshjesh për këto dy raste dhe përdoruesit e mediave sociale komentuan pozitivisht për stilin e tyre.

A ju pëlqejnë edhe juve këto kombinime të modës nga oborri mbretëror spanjoll?

/Telegrafi/

Exit mobile version