Site icon Telegrafi

Ato janë perëndeshat arabe të stilit: Për këto femra po flitet në tërë modën botërore! (Foto)

Ato janë të vlerësuara, të fuqishme dhe shumë moderne. Kanë braktisur mënyrën tradicionale të veshjeve dhe janë bërë ikona të modës.

Princesha saudite Deena Aljuhani Abdulaziz, pronare e dy butikëve ekskluzivë D’NA në Rijad dhe Doha i është përkushtuar tërësisht modës, transmeton Telegrafi.

 

Mozah bint Nasser është bashkëshortja e emirit të Katarit dhe njëra ndër tri bashkëshortet e tij. Titujt e saj më të rëndësishëm gjithsesi janë fëmijët e saj, i ka pesë djem dhe dy vajza.

Në Gazë, Moza ka iniciuar ndërtimin e një sërë institucionesh arsimore, ndërkaq puna e saj ka bërë që ajo të posedojë shtatë doktorate nderi.

Moza shpesh e shoqëron bashkëshortin në udhëtimet e tij zyrtare.

Do të befasoheni, mirëpo e bija e ish-mbretit saudit është bashkëshorte e cila nuk çan kokën se si do të dalë në rrugë: femrave të tjera në Arabinë Saudite u është e ndaluar të zbulojnë flokët, mirëpo jo edhe princeshës Amira.

Adlah bint Abdullah bin Abdel Aziz Al Saoud është femër moderne, e cila beson që hixhabi është vetëm traditë, ndërkaq mbulesa e kokës pikërisht është mënyrë e veshjes islame!

Ajo pret delegacionet e jashtme, shkon në shfaqje dhe në ngjarje të ndryshme, pozon në fotografi me femra të reja dhe me meshkuj.

Ajo gjithashtu nuk e sheh si problem që meshkujt dhe femrat të punojnë bashkë, por është edhe kundër martesave me persona adoleshentë. /Telegrafi/

Exit mobile version