Në stacionin hekurudhor në Dresden (Gjermani), policia gjeti 17 predha të fshehura brenda një veture në të cilën gjendeshin dy shtetas të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dy të kapurit u arrestuan dhe veprimi u krye me ndihmën e qenve të policisë.
Madje, zyrtarët e policisë zbuluan se shtetasit e përmendur të Bosnjë dhe Hercegovinës nuk kishin as edhe një leje qëndrimi në Gjermani.
Çfarë bën përshtypje, predhat ishin gati për përdorim. Gjatë këtij aksioni, zona ishte vënë nën bllokadën e policisë. /Telegrafi/