Në qytetin e Gjakovës është duke u zhvilluar derbi më i madh kosovar mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.
Mijëra tifozë janë mbledhur në shkallët e stadiumit duke përkrahur klubin kuq e zi i cili është riorganizuar pasi ka marrë drejtimin e tij legjenda Agim Cana.
Një keorografi fantastike kanë shpalosur tifozët e Vëllaznimit para fillimit të ndeshjes.
Ata kanë zbuluar një keorografi të bukur me legjendat e qytetit të Gjakovës si Lorik Cana, Amir Abrashi, Eros Grezda, Besnik Hasi, Burim Kukeli dhe Naim Kryeziun.
Kjo ka bërë që tifozët tjerë të pranishëm në stadium t’i duartrokasin jashtëzakonisht shumë ‘Kuqezinjtë e Jakovës’.
E fillimin e ndeshjes e bëri legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, kapiteni i gjithë shqiptarëve Lorik Cana.
Aktualisht Vëllaznimi dhe Prishtina janë duke luajtur pa gola 0-0.
Klubi kuq e zi ka nderuar edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin si dhe klubin e Prishtinës me mirënjohje. /Telegrafi/