Telegrafi

Atmosferë impozante para ndeshjes, fillojnë të mbushen rrugët me tifozë (Foto/Video)

Tifozë të shumtë nga Kosova kanë udhëtuar në Shkodër për t’i përkrahur djelmoshat tanë.

Kosova sot luan ndaj Islandës një ndeshje shumë e vlefshme për eliminatoret për kampionatin botëror Rusi 2018.

Djem e vajza nga Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Peja, Gjilani e Gjakova e shumë qytete të tjera kanë pushtuar Shkodrën.

Këngë pa fund e entuziazëm për tri pikë.

“Shpresoj të fitojmë. Kemi gjasa të mira që në këtë ndeshje të marrim pikë”, thotë Kushtrimi që ka udhëtuar nga Gjilani.

Stadiumi mund të mos mbushet plotë, por ata që janë di t’i bëjnë krenar djelmoshat tanë. /Telegrafi/