Përfaqësuesja e Kosovês ka marrë rrugë drejt kryeqytetit suedez Stockholmit.
Dardanët do të përballen me Suedinë në Solna të shtunën me fillim nga ora 18:00.
E gjithë ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës kanë udhëtuar drejt Suedisë.
Faqja zyrtare e FFK-së ka publikuar fotot nga udhëtimi i Dardanëve drejt Suedisë ku atmoafera në ekip dukej mjaftë e mirë.
Së bashku me pjesën tjetër të ekipit ka udhëtuar edhe sulmuesi Lirim Kastrati, i cili është në dyshim për ndeshje shkaku i një lëndimi.
Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në muajin tetor, ku fillimisht luan të shtunën në udhëtim te Suedia, derisa të martën pret Gjeorgjinë në stadiumin Fadil Vokrri. /Telegrafi/