Site icon Telegrafi

Atmosferë fantastike në Shkup me rastin e 104 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë (Video)

Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, ka zgjedhur kryeqytetin e Maqedonisë për të festuar ditën e flamurit shqiptar.

Këngëtarja ka mbajtur së bashku me disa artistë një koncert me rastin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Tuna ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video të shkurtër prej atmosferës që po mbretëron në
Shkup.

Ndryshe, festë ka pasur edhe në dy kryeqytetet tjera shqiptare, Tiranë dhe Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version