Telegrafi

Atmosferë fantastike e krijuar prej tifozëve juventinë me stjuardesën në aeroplan (Video)

Juventus dhe Real Madrid do të takohen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kryesore e tërë edicionit të ligës elitare evropiane për klube do të luhet në Cardiff të Uellsit.

E rrugën drejt qytetit uellsian e kanë marrë edhe tifozët e të dyja ekipeve, transmeton Telegrafi.

Një moment interesant ka ndodhur në një prej aeroplanëve që transportonte tifozët e Juves, ku këta të fundit kanë pasur momente gazmore me stjuardesën e aeroplanit.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/