Telegrafi

Atmosferë e shkëlqyer te Kosova U-17 para ndeshjeve të Kampionatit Mesdhetar

(Foto: kosovahandball.info)

Atmosferë e shkëlqyer po mbretëron te Kosova U-17 në hendboll, që është e grumbulluar në Gjakovë.

Kryetrajneri Mitat Ferati është shumë i kënaqur me përkushtimin dhe seriozitetin e vajzave.

Të enjten, Kosova U-17 në konkurrencën e femrave kishte një ndeshje kontrolluese me skuadrën e Shqiponjës.

Të shtunën mbrëma skuadra udhëton për në Greqi, kurse të hënën e luan ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar.

Lexo po ashtu Grumbullohet Kosova U-17 në hendboll para ndeshjeve të Kampionatit Mesdhetar